Site icon Telegrafi

Romain Gavras konfirmon se ai dhe Rita Ora janë ende në lidhje: Ajo është person i mrekullueshëm

Rita Ora Foto: DailyMail

I dashuri i Rita Orës, Romain Gavras, ka konfirmuar se dyshja janë ende së bashku, ndërsa po kalojnë shumë mirë së bashku.

Çifti janë në lidhje për më shumë se gjashtë muaj, por kohëve të fundit ka pasur aludime se marrëdhënia e tyre ka pësuar kriza, shkruan Daily Mail.

Në një prononcim për MailOnline, Romain ka treguar më shumë për lidhjen e tyre, teksa Ora sapo ka mbërritur në Australi.

“Rita dhe unë jemi shumë të afërt. Ne jemi së bashku. Ajo është person i mrekullueshëm”, është shprehur ai.

Këto deklarata të tij vijnë, pasi për shkak të veprimeve të Orës, thuhet se dyshja janë distancuar.

Rita, e i cila po përballet me presionin e mediave për thyerjen e masave antiCOVID, do të duhet që të izolohet 14 ditë në Australi pasi mbërriti.

Artistja e njohur e ka marrë një udhëtim të tillë për punë, pasi do të jetë pjesë e spektaklit “The Voice”. /Telegrafi/

Exit mobile version