Telegrafi

Romagnoli: Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm

Festa e Alessio Romagnolit te fitorja e Milanit ndaj Udineses (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, ka folur pas fitores 0-1 ndaj Undineses e cila erdhi në minutat shtesë pas golit nga ai.

Italiani u shpreh i lumtur me periudhën që po kalon te kuqezinjtë dhe shpreson që skuadra të vazhdon me rezultate të mira.

“Do mundohem të jap më të mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë më këtë ritëm”, ka thënë Romagnoli për Sky Sport Italia.

Alessio Romagnoli duke festuar golin ndaj Udineses (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Ndoshta jemi më të vendosur se më parë, kemi lejuar shumë ndaj Cagliarit, Empolit dhe Atalantas. Jemi më të bashkuar dhe të motivuar në çdo mënyrë”.

“Nuk ka zgjidhje të parë apo të dytë, të gjithë ne luajmë për një klub të madh dhe dëshirojmë të japim më të mirën. Ishte një ndeshje e madhe, kemi vuajtur në pjesën e parë, por rrëmbyem një fitore të rëndësishme”.

Lexo po ashtu Udinese 0-1 Milan: Notat e lojtarëve, ylli Romagnoli

“Me shumë mundësi kjo është periudha ime më e mirë që kur i jam bashkuar Milanit, shpresoj që gjëra më të mirë të vijnë në të ardhmen”, ka shtuar kapiteni për fund.

Ndeshja e ardhshme e Milanit në Serie A është kundër Juventusit. /Telegrafi/