Telegrafi

Romagnoli nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Lazion

(Foto: Twitter/S.S. Lazio)

Alessio Romagnoli i është bashkuar Lazios si lojtar i lirë pas largimit nga Milani duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Qendërmbrojtësi i kaloi testet mjekësore mëngjesin e të martës dhe më pas e zyrtarizoi transferimin.

27-vjeçari e ka nisur karrierën te klubi rival i Lazios, Roma dhe nga Giallorossët u transferua te Rossonerët në vitin 2015 për 25 milionë euro.

Ai nuk arriti marrëveshje me kampionin e Italisë për zgjatjen e qëndrimit, ashtu që nga 1 korriku ishte lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Nga Eriksen te Dybala, Strakosha dhe Marcelo - super formacioni me lojtarët e lirë nga dita e sotme

Fulhami ishte klubi tjetër i interesuar më së shumti për shërbimet e Romagnolit, por ai zgjodhi të vazhdonte me klubin nga Serie A. /Telegrafi/