Telegrafi

Romagnoli: Kemi lojtarë tjerë po aq të mirë sa Bonucci, Higuain është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë

Alessio Romagnoli ka thënë se Milani ka lojtarë të tjerë po aq të mirë sa Leonardo Bonucci dhe se Gonzalo Higuain është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Bonucci kaloi vetëm një sezon te Milani dhe u rikthye te Juventus në një shkëmbim kokë më kokë me Mattia Caldara.

Por, Romagnoli mendon se skuadra mori anën më të mirë të marrëveshjes, pasi arriti edhe transferimin e Higuainit.

Lexo po ashtu Shifrat zyrtare të transferimeve të Higuainit, Bonuccit dhe Caldaras

“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe unë mendoj se të gjithë do ta dëshironin atë në ekipin e tyre”, ka thënë fillimisht Romagnioli.

Bonucci dhe Romagnioli gjatë një stërvitje me kombëtaren e Italisë (Getty Images)

“Megjithatë, janë bërë këto zgjedhje dhe ne kemi lojtarë të tjerë që janë po aq të mirë”.

“Ne do të luajmë maksimumin, madje edhe pa atë”.

Lexo po ashtu Higuain prezantohet te Milani: Si më bindi Leonardo, sfida e re me kuqezinjtë, Ronaldo dhe ‘lufta’ me Icardin për ‘Këpucën e Artë’

“Higuain është një prej sulmuesve më të mirë në botë”.

“Është mirë ta kemi atë në ekip dhe shpresojmë se ai është ende aq i mirë sa ai ka qenë”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/

Higuain po cilësohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë nga Romagnoli