Alessio Romagnoli falënderoi Gennaro Gattuson që i dha frymë të re ekipit që i mungonte pasi arritën në finalen e Kupës së Italisë.
Të dyja ndeshjet e gjysmëfinales me Lazion përfunduan pa gola dhe shkuan në penalti, ku më të suksesshëm u tregua Milani.
Pas takimit ka folur mbrojtësi italian, Alesio Romagnoli, i cili ka lavdëruar trajnerin Gatusso për ndikimin që ka bërë të lojtarët në javët e fundit.
“Ishte një lojë e mrekullueshme, me të vërtetë e vështirë. Të dy kishim shanset tona, por ne jemi të lumtur, pasi që e dëshiruam dhe e merituam të vazhdojmë”, tha mbrojtësi Rai Sport.
“Është e rëndësishme të mos pranonim gol dhe është merita e të gjithë ekipit. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të bëjmë edhe më mirë”, shtoi ai.
Milani në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk ka pësuar humbje, ndërsa në Coppa Italia nuk ka pësuar gol.
Finalja e madhe për ironi të fatit do të luhet në stadiumin olimpik të Romës, aty ku luan edhe Lazio më 9 maj. /Telegrafi/