Telegrafi

Roma vendos për El Shaarawyn

Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy do të vazhdoi të mbetet pjesë e Romës edhe për disa vite.

Pasi ka kryer huazimin e tij gjashtë mujor tek Roma, klubi nga kryeqyteti italian ka vendosur ta blejë atë.

Sipas mediave italiane, Roma do t’i paguajë Milanit 13 milionë euro për transferimin e El Shaarawyt në ‘Olimpico’.

Reprezentuesi italian kishte paraqitje të mira tek Roma, duke shënuar shtatë gola por ka dhuruar edhe pesë asistime.

23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Romën. /Telegrafi/