Roma është sërish favorit për nënshkrimin e Daniele Ruganit, pasi, siç është thënë, Juventusi i ka ulur kërkesat.
Giallorossët ishin tërhequr nga gara për qendërmbrojtësin, mirëpo Sportitalia raporton se kryeqytetasit janë kthyer sërish dhe tash e kanë marrë primatin.
Kjo për shkak të dështimit të bisedimeve me Dejan Lovren dhe se Juve mund të pranojë pesë milionë euro për huazimin e lojtarit me obligim blerjeje për 20 milionë euro të tjera.
Ky çmim mund të ulet akoma më shumë, në rast se Roma e lejon njërin prej talentëve, David Eugene Bouah (mbrojtës i krahut të majtë) apo Alessio Riccardi (mesfushor) që të shkojë në drejtim të kundërt.
Nga ana tjetër, Rugani dhe klubi kryeqytetas thuhet se kanë marrëveshje verbale që transferimi të ndodhë. /Telegrafi/