Sipas raporteve të fundit, Roma ka vendosur një çmim të kërkuar prej 20 milionë euro për mesfushorin Leandro Paredes, pas interesit nga Monaco.
Mesfushori argjentinas në sezonin e fundit ishte i huazuar te Empoli, ku tregoi ndeshje shumë të mira, duke rënë në syrin e skuadrave shumë të mëdha që interesohen për shërbimet e tij.
Sipas Gazzamercato.it, Monaco kanë bërë tashmë kontakte me përfaqësuesit e 22-vjeçarit për të vlerësuar nëse do të jetë i interesuar të shkëmbejë kryeqytetin italian për Cote D’Azur.
Përkundër ndjekjes së ekipit nga Ligue 1, argjentinasi është shprehur në favor për të mbetur në Serie A, me Juventusin që mendohet të jetë gjithashtu i prirur për shërbimet e tij.
Për këtë arsye, Paredes mendohet të ketë hedhur poshtë mundësitë për të kaluar në klubin gjerman Schalke dhe tek ukrainasit e Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/