Roma dhe Torino kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë.
Giallorossët janë nikoqir të klubit torinez në takimin e vlefshmë për 1/8-tën e finales në Kupën e Italisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin Olimpico.
Klubi kryeqytetas në këtë takim vjen nga një formë e mirë në kampionat, teksa është ndeshja e parë që inkuadrohet në Kupë dhe dëshiron ta nis me fitore.
L'#ASRoma è arrivata all'Olimpico! 🐺 pic.twitter.com/JiASCkK5Fk
— AS Roma (@OfficialASRoma) December 20, 2017
Në anën tjetër, ekipi i Torinos po ka luhatje të mëdha në kampionat dhe Kupën e sheh si shumë të rëndësishme për të arritur kualifikimin për në Kupat Evropiane.
Trajneri i Romës ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime, duke iu dhënë hapësira futbollistëve që kanë luajtur më pak, ashtu sikurse edhe trajneri i Torinos.
Roma: Skorupski; Bruno Peres, Juan Jesus, Moreno, Emerson Palmieri; Gerson, Gonalons, Strootman; Under, Schick, El Shaarawy
Torino: Milinkovic; De Silvestri, Lyanco, Moretti, Molinaro; Acquah, Valdifiori, Obi; Edera, De Luca, Niang
/Telegrafi/