Telegrafi

Roma i thotë Chelseat të presë për Manolas

Greku kërkohet nga shumë skuara

Roma i ka thënë Chelseat që të presë për transferimin e Kostas Manolas.

Anotnio Conte ka kërkuar transferimin e menjëhershëm të grekut, por Roma ka bërë një kërkesë tjetër.

Lexo po ashtu Më të rejat nga transferimet

Roma dëshiron ta shesë lojtarin, por fakti që 50% të vlerës së transferimit do të marrë Olympiacosi, ka detyruar klubin romak t’i thotë Chelseat që të presë deri në janar, kur kjo përqindje do të përgjysmohet dhe kur edhe Chelsea mund të marrë atë me çmim më të lirë.

Sidoqoftë, Conte nuk ka shprehur disponim për këtë duke urdhëruar që sa më shpejt të kryhet transferimi i mbrojtësit. /Telegrafi/