Telegrafi

Roma tenton transferimin e Mariano Diazit

Roma thuhet se po tenton ta transferojë Mariano Diazin nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi domenikan nuk po arrin ta tregojë vetën në Santiago Bernabeu derisa Giallorossët po i ofrojnë atij një mundësi të re.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, madrilenët janë të gatshëm ta shesin Marianon për një shumë rreth 40 milionë euro.

Reali e riktheu sulmuesin nga Lyoni pas formës së mirë që tregonte atje, mirëpo në La Liga nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Roma do ta largojë Kalinicin, tre alternativa për ta zëvendësuar kroatin

Kështu, Roma është mjaftë e interesuar për shërbimet e Diazit dhe në muajin e ardhshëm mund ta prezantojë atë në Olimpico.

Në garë për domenikanin thuhet se janë edhe disa skuadra gjermane dhe nga Liga Premier. /Telegrafi/