Roma ishte refuzuar nga Fiorentina pasi tentoi transferimin e Federico Chiesas.
Giallorosët i kishin ofruar sulmuesin Stephan El Shaarawy klubit vjollcë dhe një shumë të parave.
Por Fiorentina kishte refuzuar kategorikisht këtë mundësi pasi synon të fitojë sa më shumë nga shitja e lojtarit.
Pasi kanë dështuar të transferojnë brazilianin Malcom që zgjodhi Barcelonën, Roma është rikthyer përsëri tek Chiesa.
Sipas asaj që ka raportuar La Republica, Giallorosët kanë ofruar rreth 35 milionë euro për reprezentuesin italian.
Edhe kjo ofertë duket e vogël për Fiorentinën që synon së paku të fitojë 40 milionë euro nga shitja e lojtarit.
20-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e fundit me klubin vjollcë, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime.
Për Chiesan, interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha italiane si Inter e Napoli. /Telegrafi/