Telegrafi

Roma do të tentojë transferimin e Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Roma këtë edicion nuk ka arritur pritshmërit pasi u largua herët nga gara për titull, ndërsa dështoi edhe në Kupën e Italisë e Ligën e Kampionëve.

Sipas të gjitha gjasave Antonio Conte do ta marrë drejtimin e klubit nga edicioni i ri dhe pritet një Romë konkurruese.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma synon transferimin e sulmuesit gabonez Pierre Emerick Aubameyang.

Aubameyang duke festuar një gol me fanellën e Arsenalit. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Aubameyang ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Serie A pas aventurës jo të mirë vite më parë te Milani.

Roma është gati të paguajë rreth 60 milionë euro për afrikanin, por problemi mbetet paga e lart e tij.

29-vjeçari fiton rreth 12 milionë euro në stinor, ndërsa Roma nuk është gati që t’i ofrojë më shumë se tetë sosh. /Telegrafi/