Lëndimi i rëndë i Diego Perottit e ka angazhuar Romën që të kërkoj edhe një futbollist tjetër ofensivë.
Argjentinasi do të mbetet jashtë fushave rreth katër muaj dhe Giallorosët janë në dyshime pas rikthimit të tij nëse do të jetë në formën më të mirë.
Kësisoj mediat italiane kanë raportuar se Roma do të tentoj në dy ditët e fundit të afatit kalimtar veror të nënshkruaj me një sulmues.
Roma është rikthyer tek pista e Hakim Ziyech, marokeni që sapo ka vazhduar kontratën me Ajaxin.
Klubi italian i ka ofruar Ajaxit 35 milionë euro për yllin e tyre, si dhe 30% të kartonit në shitjen e ardhshme.
Kjo ofertë duket se e ka bindur Ajaxin që të heqë dorë nga marokeni që u kërkua edhe nga Sevilla dhe Bayerni.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse Roma do të ketë kohë për ta bindur lojtarin dhe ta mbyll me sukses këtë transferim. /Telegrafi/