Site icon Telegrafi

Roma takon agjentin e Mahrezit

Roma thuhet se është takuar me agjentin e Riyad Mahrez, por Leicester City kërkon rreth 55 milionë euro për shërbimet e algjerianit.

Giallorossët kanë qenë të lidhur me mesfushorin me tipare sulmuese algjerian në ditët e fundit, pasi ata shikojnë për të zëvendësuar Mohamed Salahn pas transferimin të tij në Liverpool.

Lexo po ashtu Roma ofertë për Mahrezin

Sipas Leggo, drejtori sportiv i Romës, Monchi është takuar dje (e enjte) me agjentin e reprezentuesit të Algjerisë për të përgatitur terrenin për një ofertë zyrtare.

Klubi anglez po kërkon rreth 55 milionë euro, por Roma shpreson ta ulë atë në 35-40 milionë euro, pasi Mahrez e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Dhelprat.

Ndryshe, Mahrez është i lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Arsenali dhe Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version