Roma po mendon për transferimin e Elsied Hysajt që disa kohë.
Por klubi italian nuk ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar nga Napoli prej 25 milionë euro.
Palët kanë pasur edhe një takim ditën e diel, por përsëri nuk kanë arritur marrëveshje edhe pse Napoli ka zbritur çmimin në 20 milionë.
Drejtori sportiv i Romës, Petrachi i ka bërë të qartë Napolit se nuk janë në gjendje të paguajnë as 20 milionë për shqiptarin.
Giallorosët kanë kërkuar që çmimi i Hysajt të zbritet në 15 milionë, shumë që mund ta paguaj Roma.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje mes palëve, atëherë Giallorosët do të tentojnë transferimin e Davide Zappacostas nga Chelsea. /Telegrafi/