Përkundër pohimeve se Roma nuk do të lëvizë për Riyad Mahrezin, tash raportohet se Giallorosët do të ofrojnë 40 milionë euro për të.
Giallorosët po tentojnë të transferojnë anësorin nga Leicesteri.
Ofertat prej 30 e 35 milionë euro janë refuzuar nga Leicesteri dhe MOnchi deklaroi se klubi nga kryeqyteti nuk do ta rrisë ofertën.
Megjithatë, Sky raporton se Roma dëshiron me çdo kusht transferimin e Mahrezit, i cili po ashtu ka vullnet për të kaluar te Roma. /Telegrafi/