Cengiz Under nuk është më një futbollist i paprekshëm te Roma.
Sulmuesi turk pas lëndimit të pësuar nuk po kalon formë të mirë dhe në ndeshjet që ka luajtur së fundmi nuk është angazhuar fare.
Kjo ka bërë që edhe tifozët e Romës ta vërshëllejnë atë në ndeshjen që Giallorosët e zhvilluan ndaj Wolfsberger dhe Spal.
Mediat italiane kanë raportuar se Roma e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe pret ta largojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sevilla mbetet një opsion i mirë për sulmuesin turk, por ai po kërkohet edhe nga skuadrat angleze.
Everton, Newcastle United dhe Southampton kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.
Roma synon të fitojë mbi 30 milionë euro nga shitja e sulmuesit anësorë. /Telegrafi/