Telegrafi

Roma synon transferimin e Marcos Rojos nga Manchesteri

Marcos Rojo. (Photo by Rodrigo Valle/Getty Images)

Roma është duke e konsideruar transferimin e Marcos Rojos gjatë afatit kalimtar veror.

Klubi italian synon që ta përforcojë edhe më shumë repartin defensivë, pasi do të ketë disa largime.

Federico Fazio dhe Juan Jesus do të largohen në verë, ndërsa Chris Smalling ende nuk është i sigurt nëse do të mbetet në Romë.

Kësisoj Roma ka kthyer sytë tek mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo i cili është huazuar në janar tek klubi argjentinas Estudiantes.

Marcos Rojo. (Photo by Rodrigo Valle/Getty Images)

29-vjeçari do të rikthehet në qershor te United, por që klubi anglez nuk llogarit në shërbimet e tij.

Djajtë e Kuq janë gati ta lejojnë largimin e lojtarit për një shumë rreth 10 milionë euro, para që nuk janë problem për Romën.

Rojo edhe më parë është kërkuar nga Roma dhe mbrojtësi argjentinas është gati për ta provuar një aventurë në futbollin italian. /Telegrafi/