Telegrafi

Roma synon transferimin e Dalotit

Roma është e interesuar për nënshkrimin e Diogo Dalot nga Manchester United, raporton La Gazzetta dello Sport.

Portugezit nuk i është garantuar një vend në formacionin fillestar të Djajve të Kuq, pasi ka luajtur 16 ndeshje në Ligën Premier që nga kthimi i tij nga huazimi prej Milanit.

Roma shpreson ta joshë atë në Serie A me premtimin e kohës së rregullt të lojës.

Lexo po ashtu Shumë gabime gjatë këtij edicioni - Serie A merr vendim të ri rreh VAR-it

Mbrojtësi është i gatshëm për një aventurë të re, sidomos në prag të Kupës së Botës, me Portugalinë që ka vetëm një ndeshje (atë me Maqedoninë e Veriut) për të shkuar në Katar.

Dalot e di se duhet të luajë më shumë për të siguruar një vend në kombëtare dhe vera e këtij vit do të jetë përcaktuese për të ardhmen e tij.

Lojtari shpreson se Roma mund t’i ofrojë atij vendin e startuesit dhe të rikthehet në Serie A për ta ridëshmuar veten. /Telegrafi/