Telegrafi

Roma synon ta transferojë Lindelofin

Roma besohet se po synon ët transferojë Victor Lindelofin e Benficas për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.

Ish drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, ka marrë rolin te Giallorosët dhe mund të nisë shumë shpejt fushatën e transferimeve.

Teksa ka pasur shumë fjalë për lojtarët që mund të largohen, përfshirë edhe qendërmbrojtësin Kostas Manolas dhe mesfushorin Radja Nainggolan, është La Gazzetta dello Sport që beson se romakët po punojnë shumë në transferimet e reja.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Romës

Në krye të listës së Monchit është mbrojtësi suedez, Lindelof, i cili është lidhur me një kalim te Manchester United në të kaluarën.

22 vjeçari ka bërë 32 paraqitje këtë sezon, tekas ekipi i tij me sukses ri-fitoi titullin. /Telegrafi/