Site icon Telegrafi

Roma siguron shërbimet e yllit të Barcelonës

Roma po mendon të përforcohet edhe më shumë për stinorin e ri.

Pasi kanë arritur dyshja braziliane Gerson dhe Alison, Roma ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit belg Thomas Vermaelen.

E përditshmja katalunase Sport.es ka njoftuar se drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini ka arritur marrëveshje dhe zyrtarizimi pritet të bëhet brenda ditëve në vijim.

Për këtë transferim Roma do t’i paguajë Barcelonës 10 milionë euro.

Ndërkohë Vermaelen do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me një pagë vjetore prej 3,5 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version