Site icon Telegrafi

Roma shumë afër transferimit të Moise Kean

Moise Kean duket se në afatin kalimtar të janarit, do të largohet nga Evertoni.

Sulmuesi italian u transferua në verën e këtij viti te Toffes nga Juventusi për një shumë rreth 35 milionë euro, por që tani po e kërkon largimin.

Kean nuk po arrin që ta gjejë vetën në Ligën Premier, andaj ai mund të rikthehet në Serie A, aty ku e kërkon Roma.

Moise Kean (Foto: Everton/Twitter)

Sipas Daily Star, Giallorossët e duan italianin e talentuar në formë huazimi nga Evertoni, me mundësi për ta blerë atë në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu E duan katër skuadra në Serie A, Moise Kean drejt rikthimit në vendlindje

Roma thuhet se është e gatshme që të paguajë 30 milionë euro për transferimin e italianit.

Në garë për Kean raportohet se janë edhe Napoli e Milani, por që Roma po i prinë garës. /Telegrafi/

Exit mobile version