Telegrafi

Roma shumë afër transferimit të Lenglet

Clement Lenglet është një objektiv i madh në Itali. Roma ishte tashmë e interesuar verën e kaluar dhe tani ata janë kthyer në garë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Barcelonës.

Barcelona dëshiron të ulë faturën e pagave dhe francezi ka shumë shanse të largohet në këtë treg. Në orët e fundit mbrojtësi ka ofertë në tavolinë nga Giallorossët.

Sipas ‘Goal’, një vit pasi Roma tregoi njëfarë interesi për francezin, bordi i klubit ka bërë një lëvizje për të nënshkruar me qendërmbrojtësin.

Lexo po ashtu Operacioni "fshesa" te Barcelona: Pritet largimi i këtyre nëntë lojtarëve

Me nënshkrimin e Christensen dhe mundësinë e ardhjes së Koundes, Lenglet do të duhet të gjejë një ekip për ta marrë atë në sezonin e ardhshëm nëse ai dëshiron të luajë një rol të rëndësishëm.

Barcelona dëshiron të përfundojë transferimin para 30 qershorit, për të cilin do të duhet të nxitojë. Por, shumica e kërkuesve të Lenglet janë në kërkim të një huazimi, siç janë Marseille dhe Tottenham.

Opsioni tjetër është që ky operacion huazimi të përfshijë një opsion blerjeje, i cili mund të jetë i detyrueshëm, në fund të periudhës së tij. Ajo që është e qartë është se Lenglet nuk mund të qëndrojë në klubin spanjoll. /Telegrafi/