Telegrafi

Roma shumë afër ta humbë Dybalan

Sipas Il Corriere dello Sport, klubet saudite po tundojnë Paulo Dybalan larg Romës, me Giallorossët të shqetësuar për humbjen e yllit të tyre duke pasur parasysh klauzolën e tij prej 12 milionë euro.

La Joya ka edhe dy vite në kontratën e tij në Stadio Olimpico, por çdo klub i huaj mund të sigurojë nënshkrimin e tij në verë duke paguar 12 milionë euro.

Argjentinasi gjithashtu ka një klauzolë të vlefshme për klubet e Serie A, por ajo vlen 20 milionë euro dhe Roma mund ta anulojë duke i ofruar lojtarit një kontratë të re me një pagë më të lartë.

Lexo po ashtu Dybala dëshiron rritje page në kontratën e re me Romën

Sipas Il Corriere dello Sport, klubet saudite po monitorojnë nga afër Dybalan, megjithëse ende nuk është bërë asnjë qasje formale.

Raportimi bën të ditur se Al-Ahli, i cili së fundmi ka nënshkruar me Kalidou Koulibalyn nga Chelsea dhe është në bisedime me Gennaro Gattuso për t’u bërë trajneri i tyre i ri, po mendon të paguajë klauzolën e lojtarit. Një ofertë me para të mëdha do të tundonte sulmuesin argjentinas i cili do të mbushë 30 vjeç në nëntor.

Roma qartësisht nuk dëshiron të ndahet me sulmuesin e saj gjatë verës, duke pasur parasysh se tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi për të lënduarin Tammy Abraham, i cili do të qëndrojë jashtë fushës deri në vitin 2024 me një lëndim të rëndë në gju. /Telegrafi/