Telegrafi

Roma shikon holandezin si zëvendësues të Pjanicit

Mesfushori i Newcastle United, Georginio Wijnaldum është në radarin e Romës, si zëvendësues i Miralem Pjanic, i cili është shumë afër Juventusit.

Edhe pse nuk është ende zyrtare, shumë burime thonë se klubi torinez do të paguajë klauzolën prej 38 milionë eurove për të marrë Pjanicin këtë verë.

Sipas Sky Sports Italia, Roma janë tashmë në kërkim për të ardhmen dhe shohin Georginio Wijnaldum si një zëvendësim të mundshëm të boshnjakut.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

25-vjeçari holandez do të jetë i etur për të lëvizur nga Newcastle, pasi skuadra angleze ra nga kategoria e Ligës Premier.

Holandezi u bashkua me Newcastle vetëm një vit më parë për 20 milion euro dhe është nën kontratë deri në vitin 2020, por Roma mund ta bëjë të tijin për një shifër më të vogël. /Telegrafi/