Roma është në kërkim të Youri Tielemans (Anderlecht) dhe Thomas Vermaelen (Barcelona) – raportojnë mediat italiane.
Afati kalimtar nuk po shkon mirë për Giallorossët, pasi nuk po arrijnë marrëveshje me shënjestrat e tyre.
Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho, është vështirë i arritshëm, kurse Borja Valero i Fiorentinas duket shumë i shtrenjtë.
Prandaj, drejtori sportiv, Walter Sabatini, i ka identifikuar dy kandidatë të rinj, njofton Gazzetta dello Sport.
Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
19-vjeçari Tielemans kushton rreth 15-18 milionë euro dhe është më i arritshëm. Ndërkohë që edhe Vermaelen mund të jetë një lojtar që mund të transferohet nga Roma. /Telegrafi/