Telegrafi

Roma rivalizon Liverpoolin për Zielinskin

Transferimi i propozuar i Piotr Zielinskit te Liverpooli është në “rrezik”, ka bërë të ditur agjenti i lojtarit.

21-vjeçari pritej të kompletonte kalimin në Anfield gjatë muajit të kaluar, por bisedimet për transferim janë afër dështimit.

Polaku është i lidhur me një kalim te Roma, por agjenti i tij Bartlomiej Bolek ka pohuar se edhe ky propozim është afër dështimit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

“A është në rrezik kalimi te Liverpooli? Po, ndoshta. Është e vështirë të thuhet [se Roma është ende e interesuar]. Për momentin djaloshi është i përqendruar në Euro”, ka thënë Bolek për ForzaRoma.info.

Zielinski është pronë e Udineses, por dy sezonet e fundit i kaloi si i huazuar te Empoli.