Transferimi i propozuar i Piotr Zielinskit te Liverpooli është në “rrezik”, ka bërë të ditur agjenti i lojtarit.
21-vjeçari pritej të kompletonte kalimin në Anfield gjatë muajit të kaluar, por bisedimet për transferim janë afër dështimit.
Polaku është i lidhur me një kalim te Roma, por agjenti i tij Bartlomiej Bolek ka pohuar se edhe ky propozim është afër dështimit.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
“A është në rrezik kalimi te Liverpooli? Po, ndoshta. Është e vështirë të thuhet [se Roma është ende e interesuar]. Për momentin djaloshi është i përqendruar në Euro”, ka thënë Bolek për ForzaRoma.info.
Zielinski është pronë e Udineses, por dy sezonet e fundit i kaloi si i huazuar te Empoli.
https://www.youtube.com/watch?v=k1VK-2oDDMA