Telegrafi

Roma rivalizon Atletico Madridin për shërbimet e Elseid Hysajt

Elseid Hysaj (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Atletico Madrid konsiderohet si favoriti kryesor për ta transferuar Elseid Hysajn nga Napoli në këtë afat kalimtar veror.

Skuadra spanjolle është shumë afër ta realizojë transferimin e mbrojtësit shqiptar, mirëpo rivalizohet nga Roma dhe Juventusi për shërbimet e tij.

Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur ditë më parë se janë të gatshëm ta shesin 25-vjeçarin, por kërkojnë 25 milionë euro.

Elseid Hysaj (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Skuadra nga qyteti i Madridit thuhet se kanë arritur një marrëveshje me Napolin që çmimi të ulet në 20 milionë euro, derisa Hysaj pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

Nëse Atletico Madridi nuk arrin marrëveshje personale me të dyja palët, atëherë do ta mendojë edhe transferimin e Nelson Semedos nga Barcelona.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes klubeve, Hysaj do t'i bashkohet Atletico Madridit

Sipas Corriere dello Sport, agjenti i mbrojtësi të Kombëtares së Shqipërisë, Mario Giuffredi, thuhet se është takuar me Romën për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm.

Giallorossët mund ta humbasin garën për 25-vjeçarin, vetëm nëse tentojnë ta ulin çmimin në 18 milionë euro, shumë kjo që nuk po pranohet nga De Laurentiis. /Telegrafi/