Interi ishte afër marrëveshjes me Romën për transferimin e Edin Dzekos në San Siro.
Por dyja klubet u lidhën edhe me transferimin e lojtarit të kombëtares kroate, Ivan Perisic.
Ai u etiketua i panevojshëm nga trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, sepse nuk mund të luante në fazën e mbrojtjes dhe sulmit gjersa nuk i përkrahte idetë e italianit.
Kjo është arsyeja se pse 30-vjeçari është raportuar se kërkon të largohet prej zikaltërve, ku ia ofruar Romës për 25 milionë euro, por një gjë të tillë e refuzoi drejtori sportiv i romakëve, Gianluca Petrachi.
Duke marrë parasysh largimin e mundshëm të Dzekos, kryeqytetasit dëshirojnë të përqendrohen në sjelljen e një sulmuesi për të zëvendësuar boshnjakun.
Ndryshe, Perisic deri më tani ka pasur 141 paraqitje për Interin dhe ka shënuar 37 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/