Telegrafi

Roma refuzon edhe ofertën e dytë të Milanit për Zaniolon

Nicolo Zaniolo pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.

Giallorosët e kanë vendosur në tregun e transferimeve dhe po presin ofertën më të mirë për ta shitur yllin e skuadrës.

Milani vazhdon të këmbëngul për italianin e talentuar, por Roma ka refuzuar një tjetër ofertë të Rossonerëve.

Fillimisht kampioni i Italisë kishte ofruar 25 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit Alexis Saelemaekers, por kjo ofertë u hodh poshtë nga Roma.

Kampioni në fuqi i Italisë tani ka tentuar me një tjetër ofertë duke ofruar përsëri 25 milionë euro si dhe shërbimet e Ante Rebic, por edhe kjo ofertë është refuzuar nga Roma.

Lexo po ashtu Agjenti i Zaniolos i cilëson si të ‘mrekullueshme’ thashethemet që e lidhin yllin e Romës me Milanin

Drejtuesit e kryeqytetasve i kanë bërë të qartë Milanit se Zaniolo është në shitje dhe duhet të paguhen 65 milionëeuro për ta lënë të lirë.

Në garë për sulmuesin e talentuar mbetet edhe Juventusi. /Telegrafi/