Nicolo Zaniolo pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.
Giallorosët e kanë vendosur në tregun e transferimeve dhe po presin ofertën më të mirë për ta shitur yllin e skuadrës.
Milani vazhdon të këmbëngul për italianin e talentuar, por Roma ka refuzuar një tjetër ofertë të Rossonerëve.
Fillimisht kampioni i Italisë kishte ofruar 25 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit Alexis Saelemaekers, por kjo ofertë u hodh poshtë nga Roma.
Kampioni në fuqi i Italisë tani ka tentuar me një tjetër ofertë duke ofruar përsëri 25 milionë euro si dhe shërbimet e Ante Rebic, por edhe kjo ofertë është refuzuar nga Roma.
Drejtuesit e kryeqytetasve i kanë bërë të qartë Milanit se Zaniolo është në shitje dhe duhet të paguhen 65 milionëeuro për ta lënë të lirë.
Në garë për sulmuesin e talentuar mbetet edhe Juventusi. /Telegrafi/