Jordan Veretout duket se do të qëndrojë te Roma së paku deri në verën e vitit 2021.
Mesfushori francez është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion, ku po konsiderohet si njëri nga më të mirët te Giallorosët.
Inter dhe Napoli kanë qenë dy skuadrat që kanë bërë oferta për transferimin e francezit, oferta që kanë rënë poshtë nga drejtuesit e Romës.
Madje sipas mediave italiane, njëra nga ofertat e Interit ka qenë shkëmbimi me Christian Eriksenin, por as kjo nuk e ka bindur Romën të heq dorë nga ylli i tyre.
27-vjeçari iu bashkua Romës verën e vitit të kaluar për një shumë rreth 20 milionë euro, por çmimi i tij tanimë është dyfishuar.
Veretout ka luajtur në 16 takime këtë edicion me Romën në Serie A dhe Ligën e Evropës ku ka shënuar tetë gola e ka bërë tre asistime.
Megjithatë përkundër interesimit nga Inter e Napoli, Roma i ka bërë të qartë këtyre skuadrave se nuk dëshiron ta largojë për asnjë çmim yllin e tyre. /Telegrafi/