Telegrafi

Roma projekton transferimin e Danilos nga PSG

Roma është e gatshme që të bëjë edhe një tjetër transferime në këto ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Giallorossët janë të interesuara që të transferojnë Danilo Pereiran nga Paris Saint Germain, raporton RMC Sport.

Roma tashmë është në kontakt me agjentin e lojtarit dhe klubi parisien është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me lojtarin.

Kontrata e mesfushorit defansiv skadon në vitin 2025, mirëpo PSG dëshiron ta shesë lojtarin nëse arrin një ofertë e duhur.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është në rrethin e 14 milionë eurove, por Roma po shpreson ta marrë atë për dhjetë. /Telegrafi/