Telegrafi

Roma pritet ta largojë në janar, klubet e mëdha italiane e duan Florenzin

Alessandro Florenzi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Alessandro Florenzi pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit nga klubi italian, Roma.

Lojtari i gjithanshëm italian nuk po kalon kohë të mira këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri, Paulo Fonseca.

Sipas mediumit Calciomercato, Roma ka të ngjarë të largojë Florenzin në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Raportet e tensionuara me Fonsecën, Roma mendon ta huazojë kapitenin Florenzi

Klubet e mëdha italiane si Interi, Napoli dhe Fiorentina thuhet se të gjitha janë të interesuar për 28-vjeçarin.

Alessandro Florenzi (Foto: AS Roma/Twitter)

Roma do të dëgjojë vetëm ofertat brenda rajonit të 25 milion eurosh për anësorin e gjithanshëm italian.

Ndryshe, Florenzi është paraqitur në 10 ndeshje të Serie A për klubin këtë sezon. /Telegrafi/