Alessandro Florenzi pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit nga klubi italian, Roma.
Lojtari i gjithanshëm italian nuk po kalon kohë të mira këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri, Paulo Fonseca.
Sipas mediumit Calciomercato, Roma ka të ngjarë të largojë Florenzin në afatin kalimtar të janarit.
Klubet e mëdha italiane si Interi, Napoli dhe Fiorentina thuhet se të gjitha janë të interesuar për 28-vjeçarin.
Roma do të dëgjojë vetëm ofertat brenda rajonit të 25 milion eurosh për anësorin e gjithanshëm italian.
Ndryshe, Florenzi është paraqitur në 10 ndeshje të Serie A për klubin këtë sezon. /Telegrafi/