Telegrafi

Roma prezanton anglezin Maitland-Niles

Roma ka nënshkruar zyrtarisht me futbollistin anglez, Ainsley Maitland-Niles, që kalon në kryeqytetin italian si huazim nga Arsenali.

Lojtari që luan në të djathtë, si mbrojtës, por edhe si mesfushor, ka kaluar te Roma si huazim pa të drejtë blerje.

Ai u shpreh i lumtur në prezantimin e tij, duke thënë se mezi pret të vazhdojë punën.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të vazhdoj. Dua të ndihmoj skuadrën dhe të tregoj se çfarë mund të bëj si lojtar”.

“Faleminderit tifozëve për mbështetjen që më kanë treguar tashmë – shpresoj se ne mund të vazhdojmë të bëjmë diçka të madhe deri në fund të sezonit”, ka thënë Maitland-Niles në faqen zyrtare të Romës.

Maitland-Niles ka pesë ndeshje për Anglinë dhe bëhet ‘Luani’ i tretë që bashkohet me Giallorossët pas Chris Smalling dhe Tammy Abraham. /Telegrafi/