Roma është e përgatitur të dëgjoj ofertat për futbollistin e talentuar italian, Nicolo Zaniolo.
Duke kaluar në Romë verën e kaluar nga Interi, shfaqja e mesfushorit ka qenë një nga tregimet e mëdha të sezonit.
Corriere dello Sport shkruan sot se është e gatshme të përmirësojë kontratën e lojtarit, megjithëse është në kontakt me Manchester Cityn dhe Real Madridin për një shitje të mundshme gjatë afatit kalimtar të verës.
Në të vërtetë, nëse secili klub ofron para të çmendura për mesfushorin, atëherë italianët do të privohen prej shërbimeve të mesfushorit të krahut të majtë.
Në rast të shitjes së Zaniolos, Roma do të përpiqet që të sjell në radhët e veta lojtarin e ri të Fiorentinës, Federico Chiesan.
Ky i fundit ka një klauzolë të lartë të largimit që kap vlerat e 100 milionë eurove, të cilën gjë vështirë se do ta përballojnë kryeqytetasit italian.
Ndryshe, Zaniolo deri më tani është paraqitur në 14 raste për Romën dhe ka shënuar tri gola në të gjitha garat. /Telegrafi/