Site icon Telegrafi

Roma pranon të ul çmimin për Nicolo Zaniolon, Juventusi gati të përfitojë

Vazhdon ‘telenovela’ e Nicolo Zaniolot dhe Juventusit, pasi duhet pritur edhe disa ditë për të pasur një fund.

Por duket se fundi do të jetë i lumtur për sulmuesin italian dhe Juventusin të cilët pritet të bashkohen pasi Roma është bindur për të ulur çmimin.

Giallorosët fillimisht kërkonin 60 milionë euro për italianin e talentuar, e më pas 50 milionë, por që në asnjë moment nuk i erdhi një ofertë e tillë.

Corriere dello Sport ka raportuar se Roma së fundmi ka ulur pretendimet për Zaniolon dhe është gati ta lejoj largimin e tij edhe për 45 milionë euro.

Juventusi ka pritur gjatë për këtë ulje të çmimit dhe pritet të dal me një tjetër ofertë zyrtare në drejtim të Romës.

Por sipas mediumit italian nuk përjashtohet mundësia që Roma të pranojë edhe ndonjë futbollist nga Zonja e Vjetër e cila ka asete qëi pëlqejnë Romës për të përfshirë në ofertën për Zaniolon.

Arthur Melo, Denis Zakaria dhe Moise Kean janë disa nga emrat që njëri nga ta mund të përfshihet në ofertë. /Telegrafi/

Exit mobile version