Edin Dzeko do të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni, pasi marëdhënia e tij me trajnerin Fonseca nuk është aspak e mirë.
Giallorosët besohet se do ta nxjerrin në shitje lojtarin dhe qysh tani kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Skuadra italiane ka piketuar sulmuesin Andrea Belotti si zëvendësuesin adekuat të Dzekos.
27-vjeçari vlerësohet shumë në Serie A, por ai është i vendosur për tu larguar nga Torino pasi klubi ndodhet në zonën e rrezikshme.
Belotti në 22 ndeshje ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime dhe këto shifra kanë alarmuar Romën për transferimin e tij.
Kryeqytetasit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për afrimin e top sulmuesit italian.
Në garë për lojtarin janë edhe ekipet si Milan dhe Fiorentina në Serie A, ndërsa jashtë kufijve të Italisë e duan Everton, Sevilla dhe Monaco. /Telegrafi/