Roma është në kërkim të një sulmuesi dhe Gianluca Scamacca është objektivi kryesor i Giallorosëve.
Gjiganti italian ka një marrëveshje personale me lojtarin i cili ka pranuar rikthimin në Olimpico.
Scamacca ka hasur në vështirësi për të treguar vlerat e tij me fanellën e West Ham në Angli dhe dëshira e tij është të rikthehet në Serie A.
Megjithatë Calciomercato ka raportuar se bisedimet mes Romës dhe West Hamit nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë dhe Giallorosët po hasin në vështirësi për ta marrë sulmuesin.
Roma po kërkon huazimin e tij me të drejtë blerje, derisa West Ham kërkon që blerja të jetë e obligueshme pas një numri të caktuar të ndeshjeve.
Bisedimet kanë ngecur për momentin dhe ato pritet të vazhdojnë vetëm nëse Roma pranon kushtin e skuadrës londineze.
24-vjeçari ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka realizuar tetë gola.
Vlen të ceket se reprezentuesi italian ka dalë nga akademia e Romës dhe kryeqytetasit italianë janë duke bërë të pamundurën për ta rikthyer atë në Olimpico. /Telegrafi/