Weston McKennie do të rikthehet te Juventusi më 1 korrik pas huazimit gjashtë mujor në elitën e futbollit anglez te Leeds United.
Leeds kishte të drejtën e lojtarit nëse mbetej pjesë e Ligës Premier, por ata kanë rënë në xhiron e fundit nga elita e futbollit anglez.
Kësisoj McKennie rikthehet te Juventusi edhe pse nuk pritet të ketë të ardhme aty, pasi torinezët nuk llogaritin në shërbimet e tij.
Roma është skuadra e radhës që ka shfaqur interesim për amerikanin, me presidentin amerikan Dan Friedkin që e pëlqen shumë bashkëkombësin e tij.
Juventus është gati ta lejoj largimin e amerikanit vetëm nëse vije një shumë prej 20 milionë eurove, që nga Roma po konsiderohet e lartë.
Calciomercato ka raportuar se kryeqytetasit janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit amerikan.
Në garë për lojtarin është edhe gjiganti turk Galatasaray, ku Juventus mund ta përdorë McKennien si shkëmbim me Nicolo Zaniolon.
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat për dy klubet, ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/