Roma është duke pasur probleme me pozitën e portierit që nga largimi i brazilianit Alisson Becker.
Portieri spanjoll Pau Lopez është blerë me shumë bujë, mirëpo ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij në Olimpico, ku në shpesh raste ka bërë gabime.
Emri i ri në listën e Giallorosëve është ai i portierit të ri francez, Alban Lafont.
22-vjeçari aktualisht është i huazuar tek skuadra franceze Nantes nga Fiorentina, por klubi nga Ligue 1 ka të drejtën e blerjes për tetë milionë euro.
Gjithsesi Lafont nuk pritet të qëndrojë gjatë në këtë klub, pasi Roma është duke tentuar transferimin e tij.
Calciomercato ka raportuar se Giallorosët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 20 milionë euro për ta afruar Lafontin në Olimpico.
Francezi i ri shihet me shumë përspektivë dhe llogaritet si e ardhmja e Francës në portë.
Lafont ka mirëpritur interesimin e Romës dhe është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë për të nënshkruar me gjigantin italian. /Telegrafi/