Telegrafi

Roma po kërkon mesfushor te PSG, ka tre alternativa

Roma është duke kërkuar transferimin e një mesfushori për ta kompletuar këtë repart.

Trajneri Jose Mourinho i ka bërë të ditur drejtorit Tiago Pinto që ka nevojë edhe për një mesfushor pas afrimit të Houssem Aouar.

Drejtori sportiv i Romës pasi është refuzuar nga Bayern Munich për Marcel Sabitzer, ka kthyer sytë te Paris Saint Germain, ku tre emra ka në listë.

Lexo po ashtu Liverpooli rikthen interesimin për Renato Sanchesin

Renato Sanches mbetet objektivi kryesor i Romës për këtë pozitë, megjithatë PSG nuk dëshiron ta huazoj atë, por po kërkon shitjen e përhershme për 18 milionë euro.

Megjithatë nëse nuk arrihet portugezi, atëherë Giallorosët kanë dy opsione të tjera pikërisht te kampionët e Ligue 1.

Lexo po ashtu Mourinho kërkon transferimin e Renato Sanchesit te Roma

Georginio Wijnaldum ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Olimpico dhe ai mbetet një opsion real për kryeqytetasit italianë.

PSG i ka ofruar Romës edhe huazimin e Leandro Paredes dhe nëse nuk arrihet Sanches, atëherë italianët do të marrin njërin nga dy ish-mesfushorët e tyre. /Telegrafi/