Roma është duke kërkuar transferimin e një mesfushori për ta kompletuar këtë repart.
Trajneri Jose Mourinho i ka bërë të ditur drejtorit Tiago Pinto që ka nevojë edhe për një mesfushor pas afrimit të Houssem Aouar.
Drejtori sportiv i Romës pasi është refuzuar nga Bayern Munich për Marcel Sabitzer, ka kthyer sytë te Paris Saint Germain, ku tre emra ka në listë.
Renato Sanches mbetet objektivi kryesor i Romës për këtë pozitë, megjithatë PSG nuk dëshiron ta huazoj atë, por po kërkon shitjen e përhershme për 18 milionë euro.
Megjithatë nëse nuk arrihet portugezi, atëherë Giallorosët kanë dy opsione të tjera pikërisht te kampionët e Ligue 1.
Georginio Wijnaldum ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Olimpico dhe ai mbetet një opsion real për kryeqytetasit italianë.
PSG i ka ofruar Romës edhe huazimin e Leandro Paredes dhe nëse nuk arrihet Sanches, atëherë italianët do të marrin njërin nga dy ish-mesfushorët e tyre. /Telegrafi/