Roma duhet fillimisht të shes para se t’i lejohet transferimi i futbollistëve të rinj.
Skuadra e madhe italiane synon të përforcohet në repartin ofensivë dhe objektivi kryesor për këtë repart është afrimi i holandezit Memphis Depay nga Barcelona.
Calciomercato ka raportuar se ka lajme pozitive në kampin e verdhekuqëve, pasi sulmuesi Eldo Shomurodov është shumë pranë të kompletoj transferimin te Torino.
Kjo ka bërë që të rriten gjasat për afrimin e Memphis Depayt, pasi largimi i sulmuesit nga uzbekistani liron hapësirë në pagat dhe afrimin e lojtarëve të rinj.
Roma ka kontaktuar tanimë Barcelonën për Depayn dhe janë të vetëdijshëm se për ta marrë atë në janar duhet të paguajnë një shumë rreth shtatë milionë euro pasi holandezi ka edhe gjashtë muaj kontratë me gjigantin katalunas.
Largimi i Eldor Shomurodov drejt Torinos pritet të zyrtarizohet në javën e parë të janarit dhe Jose Mourinho i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk do të humbas kohë për ta pasur Depayn nën urdhrat e tij.
Kujtojmë se Roma tanimë ka bërë një përforcim në repartin ofensivë ku ka marrë sulmuesin norvegjez Ola Solbakken nga Bodo/Glimt si transferim të lirë. /Telegrafi/