Site icon Telegrafi

Roma po e fiton garën për N’Dickan, agjentët e lojtarit zbarkojnë në kryeqytetin italian

Evan N’Dicka është një nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në Bundesliga dhe ai do të largohet nga Frankfurti pas pesë viteve të kaluara në këtë klub.

Qendërmbrojtësi gjerman në fund të sezonit mbetet futbollist i lirë dhe ofertat për të nuk mungojnë nga kampionatet më të forta si Serie A, Liga Premier, Ligue 1 dhe La Liga.

Megjithatë garën për qendërmbrojtësin francez po e fiton Roma, me agjentët e lojtarit që kanë qëndruar ditën e hënë në Trigoria.

Roma i ka ofruar një kontratë pesë vjeçare francezit të talentuar me pagë prej 2,5 milionë eurove në sezon plus disa bonuse ku viti i tij mund të arrijë në tre milionëeuro në stinor.

Gjithashtu mediat në Itali kanë raportuar se N’Dicka do të ketë rritje të pagës çdo vit.

Lexo po ashtu Liverpool dhe Tottenham rivalizojnë skuadrat italiane për Evan N'Dickan

Marrëveshja mes palëve duket shumë afër dhe Roma pritet të bëj një transferim të madh në repartin defensivë.

Në garë për 23-vjeçarin janë edhe PSG, Barcelona, Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur, Liverpool, Man City, Inter dhe Arsenal, por Roma tani është favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij.

Në 40 ndeshje zyrtare në të gjitha garat këtë edicion, N’Dicka ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër me fanellën e Frankfurtit. /Telegrafi/

Exit mobile version