Telegrafi

Roma për Zaniolon kërkon vetëm para dhe jo të përfshihet ndonjë futbollistë në marrëveshje

Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Juventusit për repartin e sulmit.

Sulmuesi i talentuar italian është në krye të dëshirave të trajnerit Massimiliano Allegri dhe Juventus e Roma kanë pasur disa takime deri më tani.

Zonja e Vjetër i ka bërë propozime Romës duke ofruar 25 milionë euro dhe të zgjedh ndonjërin nga futbollistët si Weston McKennie, Arthur Melo apo Moise Kean.

Gjithsesi asnjëri nga këto propozime nuk është pranuar nga Giallorsoët të cilët kanë refuzuar dy oferta të ngjashme edhe nga Milan që ka ofruar para dhe njërin mes Rebic apo Selemakers.

Kryeqytetasit italianë kanë njoftuar Juventusin dhe Milanin se janë gati ta shesin Zaniolon vetëm me para dhe për ta lënë të lirë atë duan 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Juventusi me ofertë zyrtare për Zaniolon, para plus i ofron Romës të zgjedh njërin nga dy yjet e skuadrës

Roma është e gatshme të pranojë të shitet italiani edhe me dy këste, por nuk duan që të përfshihet ndonjë futbollistë në marrëveshje. /Telegrafi/