Telegrafi

Roma pas Shaqirit, bën ofertën e parë te Liverpooli

Xherdan Shaqiri . (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

Roma është vënë pas yllit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqirit, duke e kërkuar në huazim me mundësi të blerjes.

Sky Sport Italia shkruan se pas dështimit të marrëveshjes me Interin për Matteo Politano, klubi është vënë në kërkim të një sulmuesi krahu.

Giallorossët ende ka nevojë për një lojtar që do ta zëvendësonte të dëmtuarin Nicolò Zaniolo dhe objektivi është Shaqiri.

Xherdan Shaqiri në aksion te Liverpooli (Foto: Richard Heathcote/Getty Images)

Sipas gazetarit të njohur të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Roma e ka kërkuar Shaqirin në huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Mbetet për tu parë nëse Liverpooli është i gatshëm t’i pranojë këto kushte.

Lexo po ashtu Klopp nuk do të marrë në konsideratë asnjë shitje gjatë janarit, ‘shpëton’ Shaqiri

Nëse marrëveshja arrihet,  do të ishte një rikthim në Serie A për 28-vjeçarin, i cili kishte një aventurë te Interi nga janari deri në gusht të vitit 2015.

Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Roma ishte vënë edhe pas Susos së Milanit, por kuqezinjtë e kishin kërkuar Cengiz Underin si shkëmbim, duke bërë që romanistët të refuzojnë. /Telegrafi/